About this Event
Albumi “Ninullat e Natyrës” risjell disa prej këngëve të vjetra më elegante e romantike të Shqipërisë së Mesme, të frymëzuara nga natyra dhe të riimagjinuara me tinguj bashkëkohorë e plot ngjyra. Pas suksesit të koncertit të parë dhe pritjes së ngrohtë të albumit, “Ninullat e Natyrës” rikthehet në skenë në një format më të madh e më të pasur muzikor. Nën drejtimin artistik dhe aranzhimet e Ron Gjura dhe dirigjimin e Armand Broshkës, Çel Ensemble bashkohet me një orkestër simfonike, duke sjellë në skenë 50 muzikantë profesionistë.
HYRJA E LIRË!
Në skenë:
Orkestra Simfonike
Irma Gjura dhe Kamela Islamaj – Vokal
Sopot Serica – Fizarmonikë
Erdenaj Senlendirici Sali – Klarinetë
Arbër Çerri – Kitarë
Gent Rrushi – Piano
Megi Gjura - Piano
Ron Gjura - Kontrabas dhe Bass
Besjan Herri – Perkusion
Prodhim i Tek Bunkeri
Producent ekzekutiv: Arnen Sula
Ky koncert realizohet me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll, Zyra Tiranë, PPNEA dhe Deutsche Bundesstiftung Umwelt (DBU).
Event venue & nearby stays
Akademia e Arteve, Salla e Madhe e Koncerteve, Tiranë, Albania