#StayHappening
Fri, 20 Nov, 2026 at 08:00 am to Sun, 22 Nov, 2026 at 09:00 pm UTC+01:00

Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore 9

  • Tirana International Hotel & Conference Centre · Tirane
Konferenca Komb\u00ebtare e Shkencave Mjek\u00ebsore - KKSHM Publisher / Host Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore - KKSHM
Share
Kongresi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Shkencave Mjek\u00ebsore 9
Advertisement
Të nderuar profesionistë të Shkencave Mjekësore,
Në datat 20 - 22 Nëntor 2026, do të organizohet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore 9 pranë Hotel Tirana International & Conference Center, Tiranë, Shqipëri.
Ky event organizohet nga Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Universitetet Mjekësore në vend si: Universitetin Aldent, Universitetin Zoja e Kёshillit tё Mirё, Universitetin Barleti, etj., Shoqatën Kombёtare Shqiptare të Profesionistёve Dentarё, Shoqatën Shqiptare të Mjekësisë Interne, Shoqatën Shqiptare të Nefrologjisë, Lidhjen e Psikiatrisë Shqiptare, Shoqatën Shqiptare ORL, Shoqatën Shqiptare të Kujdesit Intensiv, Klinikën Stomatologjike Universitare, Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë, Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë, Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, Akademinë e Farmacisë Eureka, Odën e Farmacistëve të Kosovës, Odën e Mjekëve të Kosovës, Odën e Stomatologëve të Kosovës, Universitetin e Barit, Universitetin ‘Gabriele d’Annunzio’ Chieti, Universitetin Unicamillus dhe e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
Kongresi do të zhvillohet përgjatë 3 ditëve. Ai do tё organizohet nё 22 salla paralele, 2 salla panair, 2 salla Workshop dhe kurse të profilizuara për çdo specialitet mjekësor. Nё kёtё event të rëndësishëm shkencor do të ketë më tepër se 100 personalitete akademike tё huaj dhe më tepër se 1000 vendas. Një numër i konsiderueshëm lektorësh do të vijnë dhe nga vende të ndryshme si Amerika, Italia, Gjermania, Turqia, Rumania, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Do tё jemi tё nderuar nga pjesëmarrja e profesorёve dhe e akademikёve tё shquar tё Universiteteve ndёrkombёtare tё standarteve tё larta si Universiteti i Barit, Universiteti i Sienёs, Universiteti La Sapienza, Romё, Universiteti Gabriele d’Annunzio, Chieti, Universiteti i Napolit, Universiteti i Prishtinёs, Universitete Gjermane etj. Gjithashtu, figura tё spikatura tё mjekёsisё shqiptare, profesorё dhe akademikё tё nderuar tё Universiteteve Mjekësore nё vend do tё paraqesin pёrvojёn dhe arritjet e tyre nё kёtё aktivitet.
Kongresi do të përfshijë prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme përfshirë këtu: mjekësi e përgjithshme, farmaci, shëndet publik, mjekësi dentare, higjenë dentare, teknikë dentare, infermieri e pergjithshme, mami, fizioterapi, logopedi, teknikë laboratori, teknikë imazherie, etj.
► Ju njoftojmë të gjithëve se ka nisur aplikimi për profesionistët në mënyrë aktive.

Çdo profesionist/e i shkencave mjekësore që dëshiron të prezantojë punimin e tij në këtë aktivitet është i lutur të dërgojë abstraktin e punimit të tij në gjuhën shqipe dhe angleze dhe CV e tij në adresën tonë të email brenda datës 5 Tetor 2026.

► Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:
Celular: +355692932910 / +355694040521 (WhatsApp, Viber)
E-mail: [email protected] / [email protected]
Ju mirëpresim!
Advertisement

Event venue

Tirana International Hotel & Conference Centre, Scanderbeg Square ,Tirana, Albania, Tirane

Tickets
Concerts, fests, parties, meetups — all the happenings, one place.

Ask AI if this event suits you

Keep the plans coming

More events in Tirane

Tirane is happening.

See everything else that’s on — concerts, markets, comedy and more.