Advertisement
Darkë dhe musikë nën tingujt Shqiptare të Ansamblit Amantia.Netët e Traditës Shqiptare në SHBA Fondacioni “Tradita Popullore”, në bashkëpunim me Albanian Boston Community Center, sjell projektin e ve
Netët e Traditës Shqiptare në SHBA
Fondacioni “Tradita Popullore”, në bashkëpunim me Albanian Boston Community Center, sjell projektin e veçantë kulturor “Netët e Traditës Shqiptare në New York”!
Ju ftojmë në një mbrëmje festive me darkë dhe vallëzim, ku ushqimi do të shërbehet në stil bufeje, për të shijuar së bashku artin, traditën dhe mikpritjen shqiptare.
Përjetoni bukurinë dhe elegancën e veshjeve tradicionale, larminë e valleve burimore nga të gjitha trevat shqiptare, meloditë e fyellit të interpretuara nga Vendim Kapaj, si dhe emocionet e këngës burimore shqiptare dhe të polifonisë labe.
Të pranishmit do të kenë mundësinë të provojnë veshje tradicionale shqiptare, të vëna në dispozicion nga Fondacioni “Tradita Popullore”, duke e përjetuar nga afër këtë pjesë të çmuar të trashëgimisë sonë.
Me pjesëmarrjen e Ansamblit “Amantia” dhe Shoqatës “ORUS”, nën tingujt e fyellit të Odiseas, kjo mbrëmje do të jetë një festë e identitetit, kulturës dhe krenarisë sonë kombëtare.
Ejani të festojmë së bashku, të mbajmë gjallë rrënjët tona dhe t’u përcjellim brezave të rinj pasurinë e paçmuar të traditës shqiptare!
Tradita jonë, krenaria jonë, identiteti ynë!
Advertisement
Event venue
Villa Barone Manor, 748 Throggs Neck Expy, Bronx, NY 10465-1708, United States
Tickets
Discover more events by tag
Parties in BronxMusic in BronxDance in BronxCultural-events in BronxFashion in BronxFood-drinks in BronxArt in Bronx