Advertisement
KUNDËR VRASJES SË GRAVE! FEMICIDI ËSHTË URGJENCË KOMBËTARE! Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën për shkak të dhunës. Femicidi nuk është rast i izoluar, por pasojë e një dhune që mund të parandalohet dhe e dështimeve institucionale që kërkojnë përgjegjësi.
Ngushëllimet pas tragjedive nuk mjaftojnë. Kërkojmë veprim, drejtësi, mbrojtje dhe llogaridhënie!
📢 Më 25 nëntor, duke filluar nga ora 12:00 marshojmë së bashku dhe kërkojmë masa konkrete për të parandaluar femicidin dhe për të mbrojtur jetën e grave.
1. Ndryshimin e Kodit Penal për të adresuar femicidin dhe format e dhunës ndaj grave, përfshirë dhunën e lehtësuar nga teknologjia.
2. Krijimin e mekanizmit Femicide Watch për të analizuar rastet e femicidit, për të identifikuar dështimet institucionale dhe për të parandaluar vrasjet e grave.
3. Financim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për shërbimet e specializuara për viktimat e dhunës ndaj grave, përfshirë linjën emergjente, strehimoret dhe shërbimet e tjera të mbrojtjes e mbështetjes.
4. Miratimin dhe zbatimin e legjislacionit dytësor për të siguruar funksionalizimin e plotë të shërbimeve të specializuara për viktimat e dhunës ndaj grave.�
#StopFemicidit #UrgjencëKombëtare #16DitëtEAktivizmit #NdalDhunënNdajGrave #LlogaridhënieInstitucionale
Advertisement
Event venue
Sheshi Zahir Pajaziti, 10000 Prishtinë, Kosovë, Sheshi Zahir Pajaziti 14, 10000 Prishtinë, Kosovë, Pristina, Yugoslavia
Tickets