Advertisement
Fondacioni “Down Syndrome Albania” sjell edicionin e 5-të të fushatës ndërgjegjësuese dhe për ngritje fondesh “Garo, mbështet si maratonomak - #RunForDSA” në kuadër të Maratonës së Tiranës, që këtë vit zhvillohet me datë 19 Tetor 2025. Tetori është njëkohësisht dhe muaji i ndërgjegjësimit dhe i advokimit për sindromën Down.Përmes fondeve të mbledhura nga kjo fushatë, ne mundësojmë shërbimet terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara (me sindromën Down, Autizëm, vonesa të tjera në zhvillim) që jetojnë në familje me vështirësi ekonomike dhe që frekuentojnë Qendrën tonë të Shërbimeve PRO PAK. Fondet për këtë fushatë mblidhen nga dhurues biznesi apo individë.
Arritjet e edicioneve të mëparshme të fushatës:🏃♀️🏃🏃♂️
1. Në vitin 2021: Mblodhëm 7,248 euro, dhe për kauzën vrapuan 35 maratonomakë
2. Në vitin 2022: Mblodhëm 22,787 euro, dhe për kauzën vrapuan 213 maratonomakë
3. Në vitin 2023: Mblodhëm 32,161 euro, dhe për kauzën vrapuan 318 maratonomakë
4. Në vitin 2024: Mblodhëm 18,500 euro, dhe për kauzën vrapuan 171 maratonomakë
Në këtë 5 vjetor të kësaj fushate synojmë 500 maratonomakë që vrapojnë për kauzën dhe 50,000 euro fonde të mbledhura.
Nëse dëshironi që garën tuaj t’ja dedikoni fushatës sonë, lutemi të plotësoni formularin më poshtë ⬇ për tu bashkuar me ekipin “Garo, mbështet si maratonomak - #RunForDSA”.
Shënime me rëndësi ⚠️⚠️⚠️
1. Kur të bëni regjistrimin në faqen zyrtare te Maratonës, zgjidhni #CharityGroup tek seksioni “Registration Type” dhe shkruani “Run For DSA” në fushën #Team Name. Nëse jeni regjistruar tashmë, s’ka problem, kalo tek pika 2 (i domosdoshëm si hap për të gjithë garuesit që do të na bashkohen)
2. Plotësoni këtë formular: https://docs.google.com/forms/d/1P8OI-Sq8jzXnoaVT9hXAI7g8imweGDmlrv6UW1eS6O0/edit pasi të keni bërë regjistrimin zyrtrar në faqen e Maratonës, përfshirë pagesën e tarifës. Regjistrimi në formularin tonë shërben për:
- tu pajisur (pa pagesë) me bluzën e fushatës sonë, të cilën do të mund ta tërhiqni në stendën tonë në zonën e Maratonës. Bluza prodhohet me masën që do të shënoni në formular.
- Për t’ju bashkuar komunitetit tonë garues në grupin e WhatsApp, ku ndajmë çdo informacion mbi fushatën dhe veprimet toma koordinuese.
- Për tu pajisur (pa pagesë) me bluzën e ekipit #RunForDSA, ju duhet të jeni regjistruar në kë formular maksimalisht deri me dt 28 Shtator.
- Nëse dëshironi që të kontribuoni dhe me vlerë monetare, ju mund ta bëni dhurimin tuaj në këtë link: https://www.dsalbania.org/index.php/dhuroni-me-visamastercard ose cash tek stenda jonë në zonën e maratonës me dt 19 Tetor.
ENGLISH:
The “Down Syndrome Albania” Foundation brings the 5th edition of the awareness and fundraising campaign “Run, support as a marathoner - #RunForDSA” as part of the Tirana Marathon, which this year takes place on October 19, 2025. October is also the month of awareness and advocacy for Down syndrome.
Through the funds raised from this campaign, we provide therapeutic services for children with disabilities (with Down syndrome, Autism, other developmental delays) who live in families with economic difficulties and attend our PRO PAK Service Center. Funds for this campaign are collected from business donors or individuals.
Achievements of previous campaign editions: 🏃♀️🏃🏃♂️
In 2021: We raised €7,248, and 35 marathoners ran for the cause.
In 2022: We raised €22,787, and 213 marathoners ran for the cause.
In 2023: We raised €32,161, and 318 marathoners ran for the cause.
In 2024: We raised €18,500, and 171 marathoners ran for the cause.
For this 5th anniversary of the campaign, we aim for 500 marathoners running for the cause and €50,000 funds raised.
If you would like to dedicate your race to our campaign, please fill in this form: https://docs.google.com/forms/d/1P8OI-Sq8jzXnoaVT9hXAI7g8imweGDmlrv6UW1eS6O0/edit to join the team #RunForDSA”.
Important Notes ⚠️⚠️⚠️
When registering on the official Marathon website, choose #CharityGroup under the “Registration Type” section and write “Run For DSA” in the #Team Name field. If you have already registered, no problem, move on to step 2 (this step is required for all runners joining us).
Complete this form only after you have made the official registration on the Marathon website, including payment of the fee. Registration in our form serves for:
Getting (free of charge) the campaign t-shirt, which you will be able to pick up at our stand in the Marathon area. The t-shirt will be produced in the size you indicate in the form.
Joining our runner community in the WhatsApp group, where we share all information about the campaign and our coordination activities.
To receive the #RunForDSA team t-shirt free of charge, you must be registered in this form no later than September 28.
If you would also like to contribute financially, you can make your donation through this link: https://www.dsalbania.org/index.php/dhuroni-me-visamastercard or in cash at our stand in the Marathon area on October 19.
Advertisement
Event Venue & Nearby Stays
Sheshi Skënderbej, Tiranë, Shqipëria, Tirane, Albania
Tickets