Advertisement
Shoqata “EVU – Albania”, pjesë e shoqatës europiane “EVU” për Analizën dhe Rindërtimin e Aksidenteve Rrugore në Europë, më datë 12-14 Qershor 2025 do të organizojë në Shqipëri simpoziumin e parë me tematikë: “Accident Analysis, Road Safety and Insurance Challenges”.Më datë 12 Qershor 2025, për ekspertët autoteknikë do të mbahet një trajnim mbi rindërtimin e aksidenteve rrugore nga Eksperti Gjerman, drejtuesi i EVU Europe, Dr. Dipl.-Ing. Michael Weyde.
Më datë 13 Qershor 2025, përveç trajtimit të temave mbi aksidentet rrugore, sigurinë rrugore dhe sfidat e sigurimeve, nga ora 10:00 – 17:00, para sheshit “Nënë Tereza” është planifikuar realizimi i një përplasjeje live të mjeteve.
Më datë 14 Qershor 2025, do të prezantohen problematika, raste studimore mbi aksidentet rrugore, sigurinë rrugore dhe sfidat e sigurimeve.
Për regjistrime, ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://forms.gle/N3Z7Sni9sLcaUPnU6
Advertisement
Event Venue & Nearby Stays
Polytechnic University of Tirana, Tirane, Albania