Advertisement
𝟭𝟬𝟬𝟬𝗠𝗢𝗗𝗦 - 𝟭 𝗠𝗔𝗝 - 𝗧𝗘𝗥𝗠𝗢𝗞𝗜𝗦𝗦🎸 Pas publikimit të albumit të tyre më të ri "Cheat Death," legjendat greke të heavy rock-ut, 1000mods, vijnë për herë të parë në Prishtinë për të sjellë një performancë të paharrueshme në Termokiss!
Me mijëra kilometra në rrugë, nga çdo cep i Evropës deri në Amerikën e largët, dhe një nevojë të pamëshirshme për të pushtuar skenat botërore, 1000mods do të vinë për herë të parë në Prishtinë!
🔊 Përveç 1000mods, skena do të ndizet nën tingujt e bendeve lokale Pinkmetal dhe Telikput!
🚀 Ky koncert po ashtu bëhet në bashkëpunim me GigaGagi!
📅 Data: 01.05.2025
🕒 Ora: 20:00
📍 Lokacioni: Termokiss, Prishtinë
🎟️ Hyrja: Free Donations
🇬🇷 1000mods u formua në vitin 2006 dhe krijoi një tingull unik psych/stoner, duke publikuar dy EP-të e para. Në vitin 2011, ata lançuam albumin debutues Super Van Vacation dhe luajtën në festivale të njohura si DesertFest dhe Up In Smoke. Ata vazhduan me albumet Vultures (2014), Repeated Exposure To... (2016), Youth of Dissent (2020), dhe Cheat Death (2024). Ata janë aktivë në turne ndërkombëtare që nga viti 2022.
🇽🇰 Pinkmetal është një grup muzikor i formuar në 2010 dhe ka krijuar një audiencë të dedikuar me energjinë dhe tingujt e fuqishëm. Pavarësisht dominimit të muzikës 'tallava', ata kanë sjellë një stil të veçantë rock-punk-instrumental. Në vitin 2013, ata publikuan albumin debutues Sobashcial dhe më pas Beton në 2024.
🇽🇰 Telikput është një grup alternativ nga Prishtina që kombinon zhanre si Beton Rock, Asfallt Punk dhe Cement Surf. Ata kanë sjellë tinguj atmosferikë dhe melankolikë, dhe janë pionierë të zhanreve betonesque në skenën e muzikës alternative. Telikput është i njohur për performancat e fuqishme dhe energjike në skena të ndryshme.
Advertisement
Event Venue & Nearby Stays
Ilaz Kodra, 10000 Pristina, Kosovo, Caffe & Pizza, N2, 10000 Prishtinë, Kosovë, Pristina, Yugoslavia